Western Balkans mobile cinema!

Kosovo, Serbia, N.Macedonia, Albania ✓

Mobikino is coming at your town

Supported by:

  • Event + News + Event + News + Event + News + Event + News + Event + News + Event + News + Event + News ++

    Festivali Mobikino vazhdon rrugëtimin

    26.12.2025 - Prishtinë 

    Festivali lëvizës "Mobikino" (Edicioni i 10të) ka përmbyllur me sukses serinë e shfaqjeve për vitin 2025. Gjatë kësaj periudhe, festivali ka realizuar 4 shfaqje filmike në Kamenicë, Podujevë dhe Gjilan. Përveq shfaqjes së filmave klasik ikonik, filmi premierë i këtij sezoni ishte padyshim filmi dramë-komedi "Krejt e thirrin Rexhën", një vepër e shkëlqyer e regjisorit kumanovar Ibër Deari. 

    Drejtori i festivalit Lavdim Klaiqi u shprehë i përmbushur me këtë agjendë e cila po rrugëton në komuna të ndryshme të Kosovës e sivjet shfaqi për herë të parë edhe në mjediset ku jeton edhe komuniteti pakicë. Klaiqi më tej shtoj se gjatë vitit 2026 do të vazhdojnë të rrugëtojnë brenda dhe jashtë Kosovës për të realizuar shfaqje filmike për publikun vendor dhe ndërkombëtar. Si synim përmendi edhe aktivitetet kulturore të prezantimit viziv të Kosovës në vendet e Amerikës veriore si në: Kanadë, Shtetet e Bashkuara e sidomos në Meksikë ku nuk ekzistojnë thuajse fare aktivitetet e prezantimit të kulturës kosovare. Festivali Mobikino poashtu ka një Marrëveshje zyrtare me Arkivin Qëndror të Filmit Shqiptar ku mundësohet shfaqja e filmave shqiptar të restauruar si dhe materialeve të tjera arkivore me rëndësi për publikun. 

    Përveq shfaqjeve filmike, pjesë e këtij festivali janë edhe përmbajtjet televizive "Magazina Kulturore" si dhe vizitat me të rinj në shesh-xhirime dhe studio televizive ku prodhohet përmbajtje kulturore. 

    *** 

    Gazetare: Arbresha Maliqi, Era Klaiqi 

    Ky projekt i rëndësishëm kulturor u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit





     

     

    Shfaqje në Viti

     


     

     Të nderuar qytetarë,

    Ejani këtë të Diele, me datë 15/09/2024 në Sheshin e Vitisë dhe shijoni filmin dokumentar "Kosova - për herë të parë" të Idro Seferit

    Balkan New Film Festival: First Time Kosovo/Serbia - USF

    Kjo shfaqje përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  

    në kuadër të projektit Mobikino-9 të Proactive

     RLIOF 2019 Edition| Rame Lahaj International Opera Festival 

    Shfaqje në Gjilan

     


     

     Të nderuar qytetarë,

    Ejani këtë të Shtune, me datë 07/09/2024 në Sheshin e Gjilanit dhe shijoni filmin ikonik kosovar "Lepuri me pesë këmbë"

    Featured Image

    Kjo shfaqje përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  

    në kuadër të projektit Mobikino-9 të Proactive

     RLIOF 2019 Edition| Rame Lahaj International Opera Festival 

    ...

     

    Faleminderit + Хвала + Ви благодарам + Dank je + Thank You: (2017+2018)

  • Copyright © Mobikino™ is powered by Proactive
    Blogger Templates Designed by A.B.. Hosted on Blogger Platform.