Supported by:

  • Filled Under:

    Festivali Mobikino vazhdon rrugëtimin

    26.12.2025 - Prishtinë 

    Festivali lëvizës "Mobikino" (Edicioni i 10të) ka përmbyllur me sukses serinë e shfaqjeve për vitin 2025. Gjatë kësaj periudhe, festivali ka realizuar 4 shfaqje filmike në Kamenicë, Podujevë dhe Gjilan. Përveq shfaqjes së filmave klasik ikonik, filmi premierë i këtij sezoni ishte padyshim filmi dramë-komedi "Krejt e thirrin Rexhën", një vepër e shkëlqyer e regjisorit kumanovar Ibër Deari. 

    Drejtori i festivalit Lavdim Klaiqi u shprehë i përmbushur me këtë agjendë e cila po rrugëton në komuna të ndryshme të Kosovës e sivjet shfaqi për herë të parë edhe në mjediset ku jeton edhe komuniteti pakicë. Klaiqi më tej shtoj se gjatë vitit 2026 do të vazhdojnë të rrugëtojnë brenda dhe jashtë Kosovës për të realizuar shfaqje filmike për publikun vendor dhe ndërkombëtar. Si synim përmendi edhe aktivitetet kulturore të prezantimit viziv të Kosovës në vendet e Amerikës veriore si në: Kanadë, Shtetet e Bashkuara e sidomos në Meksikë ku nuk ekzistojnë thuajse fare aktivitetet e prezantimit të kulturës kosovare. Festivali Mobikino poashtu ka një Marrëveshje zyrtare me Arkivin Qëndror të Filmit Shqiptar ku mundësohet shfaqja e filmave shqiptar të restauruar si dhe materialeve të tjera arkivore me rëndësi për publikun. 

    Përveq shfaqjeve filmike, pjesë e këtij festivali janë edhe përmbajtjet televizive "Magazina Kulturore" si dhe vizitat me të rinj në shesh-xhirime dhe studio televizive ku prodhohet përmbajtje kulturore. 

    *** 

    Gazetaret kontribuese: Arbresha Maliqi, Era Klaiqi dhe Lejla Canaj

    Ky projekt i rëndësishëm kulturor u bashkëfinancua nga

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit





     

     

    Mobikino

    Reminder

    Human rights are rights inherent to all human beings, whatever our nationality, place of residence, sex, national or ethnic origin, colour, religion, language, or any other status. We are all equally entitled to our human rights without discrimination. These rights are all interrelated, interdependent and indivisible.

    0 comments:

    Post a Comment

    Note: Only a member of this blog may post a comment.

    ...

     

    Faleminderit + Хвала + Ви благодарам + Dank je + Thank You: (2017-2026)

  • Copyright © Mobikino+™ is powered by Proactive
    Blogger Templates Designed by A.B.. Hosted on Blogger Platform.