Duhet cekur se ky festival u përkrah nga organizata holandeze Movies that Matters nga Kompania për prodhimin e pijeve “Fluidi” si dhe nga donatorë të tjerë. /Gazeta Monitor/
Filled Under:
Përmbyllet edicioni i parë i Festivalit “MobiKino”
By
Mobikino
Dated
12:43 PM
Festivali më i ri në Kosovë dhe rajon “Mobikino” ka
përmbyllur me sukses edicionin e sivjetmë të rrugëtimit, shkruan Gazeta
Monitor.
Festivali ka përshkruar rrugëtimin e parë dhe tejet të suksesshëm në
dy komuna në Kosovë dhe dy jashtë saj duke i dhënë publikut kënaqësinë e
shijimit të filmave dokumentar me fokus të drejtat e njeriut dhe të
pakicave.Ishin filmat e regjisorëve kosovar dhe të huaj si Besim Ugzmajli
pastaj Mathieu Jouffre, Aleksandër Reliq dhe shumë tjerë që i dhanë
publikut një pasqyrë për të kaluarën, të tashmen dhe porosinë për të
ardhmen nëpërmjet mediumit të fuqishëm siç është filmi dokumentar.
Drejtori i Festivalit Lavdim Klaiqi për ‘Gazetën Monitor’, u shpreh i
kënaqur me edicionin e parë të festivalit duke premtuar shumë edicione
të tjera që do të vijnë nga viti në vit. Klaiqi u shpreh se qysh tani kanë filluar lëvizjet dhe kontaktet me
regjisorë dhe producent nga rajoni rreth filmave dokumentar që
planifikohen të shfaqen në edicionin e ardhshëm. Gjithashtu, së fundmi,
është shtuar interesimi edhe për turne jashtë Ballkanit, kryesisht nga
vendet perëndimore. Do të ketë një mori risish dhe ide kreative që do të përfshihen në
edicionin e ardhshëm, ndërsa sa i përket përmbajtjes, hyn në radhën e
ngjarjeve që nëpërmjet filmit dokumentar trajton tematikën e të drejtave
të njeriut në vend, rajon dhe më gjerë. Kjo zgjedhje tematike është
bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe promovimin e kulturës së të
drejtave të njeriut posaçërisht tek të rinjtë e rajonit. T’u përkujtojmë se Festivali Mobikino ka një qasje të re duke e
renditur Kosovën e rajonin në mesin e vendeve me trendin inovativ të
ndodhive shoqërore. Më konkretisht, ky Festival është lëvizshëm ose
mobil, pra rrugëton me kombi (minibus) nga vendi në vend dhe në këtë
formë i jep mundësinë edhe qytetarëve nga Komunat e vogla që të shijojnë
ngjarje (tematike) në vendin e vet, pa pas nevojë të shkojnë gjetiu.
Duhet cekur se ky festival u përkrah nga organizata holandeze Movies that Matters nga Kompania për prodhimin e pijeve “Fluidi” si dhe nga donatorë të tjerë. /Gazeta Monitor/
Duhet cekur se ky festival u përkrah nga organizata holandeze Movies that Matters nga Kompania për prodhimin e pijeve “Fluidi” si dhe nga donatorë të tjerë. /Gazeta Monitor/
...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment